Turqia vazhdon të mbështesë myslimanët Moro në Filipine

Në Ishullin Mindanao, ku jetojnë myslimanët Moro në Filipine ka përfunduar ndërtimi nga ana e Turqisë të 5 shkollave dhe 3 klinikave në vende të ndryshme të këtij rajoni.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdojnë ndihmat për myslimanët Moro dhe Rajonin Autonom Bangsamoro (BARMM) në Mindanao, i cili u krijua me referendumin e zhvilluar këtë vit në Bangsamoro.

Në këtë kuadër në Cotabato, Buluan, Marawi, Lumbayanague dhe Cabuyao që varen nga Davao Oriental, Lanao del Sur të Mindanao-s u ndërtuan ndërtesat e 5 shkollave me 4 klasa.

Ndërkaq përfundoi edhe ndërtimi i 3 klinikave shëndetësore në Cotabato, Davao Oriental dhe Marawi.

Në deklaratë bëhet e ditur se me shkollat dhe klinikat në synohet dhënia e një kontributi të rëndësishëm në infrastrukturën e arsimit dhe shëndetësisë së BARMM./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne