Turqia vazhdon të përforcojë njësitë ushtarake në kufirin e Sirisë

Në Hataj dje kanë mbërritur obusët, transportuesit e personelit të blinduar, tanket dhe njësitë e komandove, që u dërguan nga Forcat e Armatosura Turke me qëllim përforcimin e njësive ushtarake në kufirin e Turqisë me Sirinë.

Autokolona ushtarake kaloi nënprefekturën Hassa të rrethit Hataj (Hatay) dhe në shoqërinë e masave të sigurisë shkoi në Kërëkhan (Kırıkhan).

Automjetet ushtarake më pas u dërguan në vijën kufitare me Sirinë.

Mësohet se këto automjete, që përparuan me masa sigurie, u dërguan për të përforcuar njësitë ushtarake në kufirin e Turqisë me Sirinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne