Turqia vendos bashkëpunim me Kubën për prodhimin e vaksinës dhe ilaçeve të kancerit

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, realizoi një takim me homologun e tij kuban, Jose Angel Portal Miranda, në qytetin Gjenevë të Zvicrës, ku po mbahet Asambleja II Botërore e Shëndetësisë.

Si rezultat i këtij takimi u vendos që së bashku me Kubën, vend me përvojë të konsiderueshme në onkologji, të prodhohen vaksinat kundër infeksioneve dhe vaksina e ilaçet kundër llojeve të ndryshme të kancerit.

“Qëllimi ynë përfundimtar është të bëhemi një vend i pavarur dhe i vetëmjaftueshëm në lidhje me ilaçet, vaksinat, përbërësit e gjakut dhe pajisjet mjekësore. Një tjetër synim është arritja e një strukture prodhimi që mund të konkurrojë në tregjet globale”, deklaroi ministri Koca.

Në kuadër të kontakteve me rastin e Asamblesë II Botërore të Shëndetësisë, Turqia nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë gjithashtu me Indonezinë dhe Kirgizinë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne