Turqia vlerëson qëndrimin konstruktiv të Marokut në zgjidhjen e krizës libiane

“Që nga fillimi, Turqia mbron idenë që kriza libiane mund të zgjidhet përmes një procesi politik ndërlibian, i cili do të zhvillohet në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë kuadër, Turqia ndjek nga afër takimin e dialogut libian që po mbahet në qytetin Buznika të Marokut, vend që edhe më herët ka mirëpritur takimet e Marrëveshjes Politike Libiane, e cila u nënshkrua në 2015 dhe u ratifikua me Rezolutën Nr. 2259 të Këshillit të Sigurimit të OKB”,- thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë.

“Turqia i kishte mbështetur këto takime; ministri ynë i Punëve të Jashtme Shkëlqesia e tij (H.E.) Mevlüt Çavuşoğlu kishte marrë pesë personalisht në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes Politike Libiane. Ne e vlerësojmë qëndrimin konstruktiv të Marokut në zgjidhjen e krizës libiane”,- përfundon deklarata.

Dy palët ndërluftuese në Libi u takuan të dielën në qytetin Buznika.

Në të njëjtën ditë, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe kryeministri libian Fayez al-Sarraj u takuan në Stamboll për të diskutuar zhvillimet në Libi, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të një sulmi ushtarak nga forcat besnike të Haftarit, duke shkaktuar vdekjen e mijëra personave.

Megjithatë, në muajt e fundit situata është kthyer në të mirë të GNA-së dhe kundër forcave të Haftarit.

Turqia mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht me qendër në kryeqytetin e vendit, Tripoli dhe një zgjidhje jo-ushtarake të krizës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne