Turqia voton “Po” për ndryshimet kushtetuese, 98% e fletëve të votimit të numëruara

Vota “Po” ka mbizotëruar në sistemin historik presidencial dhe në referendumin e reformës kushtetuese të Turqisë, me më shumë se 98 për qind të kutive të votimit të hapura.

Deri tani, votat “po” janë në 51.32%, ndërkohë që vota “jo” qëndron në 48.68%.

Të dhënat treguan se tre qytetet më të mëdha të Turqisë, Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri, si dhe juglindja kryesisht kurde kanë votuar “Jo”, megjithatë, fushata “Po” ka dalë më mirë se sa pritej në juglindje, ku rajoni votoi thellësisht për partinë HDP (pro PKK-së) në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2015.

Më shumë se 90% e votave janë numëruar, dhe rezultatet paraprake tregojnë se një shumicë e madhe e votuesve të Lëvizjes Nacionaliste (MHP) kanë votuar me “Jo” në referendum.

Edhe pse votat e MHP-së dhe Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ishin 61,39% në referendumin e 1 nëntorit 2015,  vota “Po” mezi ka tejkaluar 51% në referendumin e sotshëm. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne