Bota

Turqia zgjidhet anëtare e bordit ekzekutiv të UNESCO-s

PARIS (AA) – Turqia është zgjedhur anëtare e bordit ekzekutiv të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë pranë Kombeve të Bashkuara (UNESCO), raporton Anadolu Agency (AA).

Në Konferencën e 39-të të Përgjithshme të UNESCO-s që po mbahet në kryeqytetin e Francës, Paris, janë caktuar anëtarët e bordit ekzekutiv të kësaj organizate.

Turqia ka fituar të drejën të jetën pjesë e bordit ekzekutiv të UNESCO-s në periudhën mes viteve 2017 dhe 2021, duke u votuar nga 134 shtete anëtare.

Bordi ekzekutiv i UNESCO-s përbëhet nga 58 shtete, zgjidhet një herë në katër vite dhe mblidhet dy herë në vit. Në bord zhvillohen bisedime për procesin e vendimmarrjes.

Turqia në këtë bord është përfaqësuar edhe në periudhën mes viteve 1946-1951 dhe 1958-1966.

Me hyrjen në bordin ekzekutiv, Turqia fiton mundësinë për të ndjekur nga më afër dhe për të kontribuuar drejtpërdrejt në politikat globale për arsim, shkencë dhe kulturë.

 

 

 

 

 

 

 

 

OPINIONE