Turqisë i duhen 1000 pilotë të rinj

Kompania e famshme Turkish Airlines synon të rekrutojë 1.000 pilotë të rinj, tha të premten Abdulkerim Çay, drejtuesi kryesor i kompanisë i ngarkuar për burimet njerëzore.

“Objektivi ynë tani është të rekrutojmë 1.000 pilotë të rinj për të përmbushur nevojat tona,” u tha Çay gazetarëve në Stamboll.

Çay tha se kapaciteti do të rritet pasi aeroporti i ri i Stambollit të bëhet funksional.

Aeroporti i tretë i Stambollit pritet të jetë zyrtarisht i hapur për trafik ajror më 29 tetor.

Sipas një deklarate zyrtare, personat që janë nën moshën 35 vjeç dhe kanë të paktën një diplomë të njohur mund të aplikojnë në akademinë e pilotëve.

Aplikuesit mund të gjejnë më shumë informacion në këtë faqe:

https://www.turkishairlines.co…

burimi: yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne