Turqisë i ofrohet partneriteti në vend të anëtarësimit në BE

nga Khaled Shamat

Deklaratat e Johanes Hanit, komisionarit evropian për bisedime për zgjerim të Bashkësisë Evropiane, prapë kanë inkurajuar diskutimet për ardhmërinë e bisedimeve në mes Turqisë dhe Evropës. Hani po kërkon përfundimin zyrtar të bisedimeve për kriteret për anëtarësim të cilat BE-ja i udhëheq me Ankaranë plot 13 vite.

Komisionari evropian, anëtar i partisë qeverisëse konservative djathtiste popullore në Austri, konsideron se në periudhë afatgjate do të ishte më drejtë për Turqinë dhe BE-në të fillojnë rrugës së re dhe të japin fund bisedimeve paraprake ashtu që të definohet forma e re reale e marrëdhënieve. Ai për gazetën gjermane Die Welt ka thënë se insistimi në bisedimet për anëtarësim, të cilat janë hapur qysh në vitin 2005, po bllokon rrugën të cilën e ka quajtur”partneritet real strategjik”, si alternativë në mes dy palëve.

Ka propozuar që anëtarësimi i plotë në BE-në të zëvendësohet me zgjerimin e marrëveshjes për unionin doganor në mes Turqisë dhe BE-së, i cili do të përfshinte edhe fushat e energjisë, imigrimit dhe rindërtimit të Sirisë. Shtetet evropiane kanë ngrirë këtë marrëveshje në qershor të këtij viti. Hani ka përmendur se vendimin definitiv për përfundimin e bisedimeve për anëtarësim të Turqisë në BE e sjellin shtetet anëtare , në mesin e të cilëve akoma nuk është formuar shumica e cila do të mbështeste përfundimin e këtij rasti.

Shtetet anëtare të Unionit kanë publikuar në mes të vitit deklaratën në të cilën theksohet se ka ardhur gjer te ngecja në bisedime për anëtarësim me Ankaranë, për shkak të shqetësimeve të standardeve të sundimit të ligjit, drejtave njerëzore dhe lirinë e të shprehurit në Turqi.

Hani më herët e ka mbështetur bashkështetasin dhe kolegun e tij partiak Sebastian Kurz, kancelarin aktual austriak, i cili konsiderohet avokues më i shquar për ndërprerjen zyrtare të bisedimeve paraprake me Turqinë. Megjithatë, ai gjer tani nuk ka marr mbështetjen e shefave apo qeverive të shteteve anëtare të BE-së. Poashtu, deklaratat e Hanit kanë ardhur paralelisht me zgjidhjet për lider në koalicionin udhëheqës krishtero-sociale në krahinën e Bavarisë në Gjermani, i cili do të udhëheq listën e partive konservative evropiane për zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj të vitit të ardhshëm.

Manfres Weber i cili konsiderohet si kandidatë i fuqishëm për trashëgim të Jean-Claude Juncker në pozitën e kryetarit të Komisionit Evropian, ka deklaruar se gjëja e parë të cilën do ta bën, në rast se zgjidhet për kreun e Komisionit Evropian do të jetë ndërprerja e bisedimeve për anëtarësim të Turqisë në BE.

Christian Schulzter, analist i gazetës gjermane Suddeutchen, konsideron se mbyllja e çështjes së bisedimeve për anëtarësim në BE paraqet veçorinë i cili i mundëson presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoganit që të shmanget kritikave të tanishme të raporteve të inspektorëve evropian për atë se çfarë ka bërë shteti i tij që të arrihen kriteret kur është çështja e anëtarësimit në BE. Schultzer ka ftuar të gjithë ata që thirren për partneritet me Turqinë si alternativë që të kërkon mjete të cilët nuk do të lejojnë që ky shtet të jetë i përkushtuar nga standardet evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në kontest të njëjtë Junus Ulusoj, hulumtues në Qendrën për studime turke në krahinën gjermane të Rajnës veriore thotë se mosekzistimi i mundësisë për anëtarësim të plotë të Turqisë në BE njëkohësisht është e lidhur me mosgatishmërinë e anëve që të përjashtojnë njëra tjetrën, duke qenë se është e pamundshme të parashihe n pasojat politike të veprimit të këtillë.

Thekson se nevoja ekonomike dhe e sigurisë e Turqisë dhe Evropës njëra për tjetrën është e dyfishtë, përveç lidhjeve shoqërore, të cilët kanë të bëjnë me 5 milion qytetar të prejardhjes turke të cilët banojnë në shtetet evropiane duke përfshirë edhe pakicën turke në Greqi dhe Bullgari. Për këtë shkak të dyja pakët preferojnë që të mbajnë marrëdhëniet e tanishme , përveç se Gjermania nuk kërkon që të mbyllet çështja e anëtarësimit të plotë në BE.

Ulusoj ka deklaruar se shpreh dyshim se presidenti turk do të pranojë ofertën e Hanit, gjegjësisht që anëtarësimin në BE të zëvendësojë me zgjerimin e marrëveshjes për unionin doganor. Ajo sqaron se Hani ka ofruar shumë më pak nga partneriteti i privilegjuar turko-evropian, të cilën e ka propozuar kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2005, gjë që Erdogani e ka refuzuar. Thekson se referendumi në të cilin do të votonin qytetarët e Turqisë për anëtarësim në BE, për të cilën mendon presidenti Erdogan të organizojë nuk do të shkonte në favor të Evropës në rast se do të mbahej.

Ky hulumtues konsideron se partneriteti me Evropën do të jetë e dobishme për Turqinë e Erdoganit në rast se mbulon aspiratat ekonomike dhe të sigurisë të këtij shteti, pa intervenim të rëndësishëm të BE në çështjet e brendshme të Turqisë. Ulusoj konsideron se situata aktuale politike nuk lejon zgjerimin e unionit doganor, pasi që Brukseli këtë çështje e ndërlidh me drejtat njerëzore në Turqi.

Dyshon se do të mund të vjen gjer te propozimi për partneritet strategjik në ambientin e tanishëm, pasi që do të shkaktojë kundërshtime sidomos në Gjermani. Në propozimin e tillë do të shikohet si në dhënien e koncesioneve Erdoganit dhe tradhtimin e opozitës turke, konsideron ai. Ulusoj konkludon se mbyllja përfundimtare e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian do të kishte pasoja për të dyja palët të cilët nuk do të mund të përballonin.

Burimi : Al Jazeera/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne