Turqit, gati një makine fluturuese me emrin një inxhinieri musliman të vjetër (video)

Selçuk Bayraktar, udhëheqësi i prodhuesit turk të droneve “Baykar”, ka njoftuar krijimin e një makine fluturuese, e cila do të jetë projekti i parë i këtij lloji në Turqi.

Bayraktar tha se kompania ka punuar në vizatim teknik, dizajn, testim, detaje dhe prodhim prototipi për tetë muaj.

Makina fluturuese e quajtur “Jazar” është planifikuar të përfundojë në shtator dhe mund të zbulohet në Teknofest, festivalin më të madh të teknologjisë së Turqisë.

Makina është emëruar pas inxhinierit të famshëm musliman Al-Jazari, i cili jetoi midis 1136 dhe 1206.

E themeluar në vitin 1984, “Baykar” prodhon drone, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme avionësh. /tesheshi

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=xjJJnNo-Q-w?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne