“Turqit jashtë vendit duhet të angazhohen më shumë politikisht”

Partia qeverisëse e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në Turqi kërkon nga turqit që jetojnë jashtë vendit që të jenë më të angazhuar politikisht, duke thënë se ato përfaqësojnë një themel të madh të pashfrytëzuar të energjisë për vendin.

Zv/kryetari i AK Partisë, Cevdet Yılmaz, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se ata duan që qytetarët e tyre që jetojnë jashtë vendit të marrin pjesë më shumë në politikë, në vendet dhe rajonet ku ata banojnë.

“Ne duam që qytetarët tanë jo vetëm të marrin pjesë në zgjedhjet në Turqi, por edhe në vendet ku ata jetojnë. Ne gjithashtu duam që ata të jenë të lidhur me partitë politike dhe të jenë kandidatë për zgjedhje, pavarësisht në cilën parti”, tha Yılmaz, pas vizitës së tij në Këln të Gjermanisë nga 15-16 shtatori.

Në Gjermani, vitin e kaluar 14 shtetas gjermanë me prejardhje turke u zgjodhën në Parlamentin gjerman Bundestag.

Më shumë se 4.800 kandidatë u kontestuan për vende në Bundestag, përfshirë 100 kandidatë me origjinë turke. Shumica e tyre ishin anëtarë të Partisë Social Demokratike (SPD), Partisë së Majtë apo të Gjelbërve.

Në zgjedhjet e përgjithshme të mëparshme, numri i ligjvënësve në Bundestag me prejardhje turke u dyfishua nga pesë në vitin 2009 në 11 në vitin 2013.

Yılmaz, i cili është përgjegjës për çështjet e jashtme të partisë, tha se turqit që jetonin jashtë vendit ishin “një themel i fuqishëm i fuqisë për Turqinë.

“Ata duhet të vlerësohen në aktivitetet lobuese të Turqisë në mënyrë më efektive”, tha ai.

Yılmaz theksoi se Turqia ka mbështetur gjatë integrimin për turqit që jetojnë jashtë.

“Megjithatë, ne jemi kundër asimilimit. Qytetarët tanë duhet të bëhen më aktivë në vendet ku ata banojnë pa u asimiluar dhe pa ndërprerë lidhjet e tyre dhe identifikimin me vendin e tyre”, tha Yılmaz.

Më shumë se 5 milionë qytetarë me origjinë turke jetojnë jashtë vendit, shumica e tyre në vendet evropiane si Gjermania, Franca dhe Belgjika.

Mbi 3 milionë turq që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe të përgjithshme të Turqisë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne