Turqit ujgurë protestojnë kundër Kinës në Bruksel

Qindra protestues të mbledhur në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, protestuan kundër politikës së Kinës ndaj ujgurëve.

Demonstruesit në kuadër të protestës së organizuar nga organizata të ndryshme joqeveritare, marshuan nga sheshi Luksemburg para Parlamentit Evropian (PE) deri tek sheshi Schuman ku edhe gjenden Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së.

Në deklaratën e lexuar këtu, iu bë thirrje Kinës që të mbyllë kampet e “arsimit dhe përqendrimit” dhe të respektojë liritë fetare, ndërsa nga vendet evropiane kërkuan që t’i bëjnë presion Kinës për të përfunduar shkeljet e të drejtave të njeriut.

Turqit ujgurë gjithashtu gjatë protestës hapën pankarte me mbi shkrime “Le të përfundojë persekutimi 70 vjeçar”, “Kinezët pushtues, dilni nga Turkistani!”, “Liri Turkistanit Lindor”, ndërkohë brohoritën me slogane anti-kineze./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne