TVSH-ja e Edi Rames dhe Thoma Gellcit promovon pedofiline

Radio Televizioni Shqiptar, në kanalin e saj “RTSH 2” ka transmetuar mesditën e së hënës një film me metrazh të shkurtër që ka nxitur debate në rrjetet sociale tek opinion publik.

Filmi titullohet “Joshua and Harry”, dhe si subjekt ka historinë e dy meshkujeve minorenë, që kanë një lidhje homoseksuale mes tyre.

Ajo që ka revoltuar shikuesit është; së pari se historia është mes dy minorenëve, ku në film shfaqen edhe skena puthjesh; ndërsa së dyti, që ende në vendin tonë nuk ka një ligj që u hap rrugë martesave gay, por nga ana tjetër ekziston një ligj kundër disktiminimit.

Në vendin tonë shpesh-herë është bërë debat në lidhje me temat e komunitetit LGBTI, por transmetimi i një filmi të tillë në televizionin kombëtar mund të hapë një debat të ri, dhe ende nuk dihet nëse RTSH do të reagojë për arsyet që e kanë çuar atë të transmetojë një film të tillë me metrazh të shkurtër.

Nga ana tjetër produksione të shumta në botë, kanë prodhuar qindra filma me histori dashurie homoskeksuale por mes meshkujsh në moshë madhore, ndërsa RTSH ka zgjedhur pikërisht një histori minorenësh./ dritare

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne