Twitter mbyll përkohësisht llogarinë e shtabit elektoral të Trump

Rrjeti social Twitter për disa orë ka mbyllur faqen e shtabit elektoral të presidentit të Amerikës, mirëpo pas protestës së ligjvënësit republikanë, është anuluar mbyllja e kësaj llogarie.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se llogaria e shtabit elektoral të presidentit amerikan Donald Trump në Twitter ditën e enjte duke cituar gazetën “New York Post”, ka publikuar një video për detajet e bashkëpunimit tregtar të Hunter Biden, djalit të Joe Biden, kandidatit të Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, me një kompani të Ukrainës.

Twitter publikimin e kësaj video e ka konsideruar në kundërshtim me ligjet dhe rregullat e veta dhe për këtë arsye ka mbyllur mundësinë e publikimit të mesazheve nga llogaria e shtabit elektoral të Trump në rrjetin social Twitter. Përveç llogarisë së shtabit elektoral të Trump, është mbyllur edhe llogaria e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë dhe llogaria e gazetës “New York Post”. Në anën tjetër, Trump ka kërcënuar rrjetin social Twitter dhe ka thënë: “Kjo çështjeje do të përballet me një padi të madhe dhe ekziston mundësia që të ndodhin ngjarje të vështira”.

Twitter dhe Facebook ditën e mërkurë kanë marrë masa për të mos lejuar ripublikimin e raportit të gazetës “New York Post” në lidhje me djalin e Joe Biden.

Komiteti i drejtësisë në Senatin e Amerikës që është nën kontrollin e republikanëve, ka filluar përgatitjet për të thirrur në një seancë shefin e Twitter.

Trump më parë në një debat me Biden ka zbuluar çështjen e narkomanisë dhe varësisë së djalit të Biden për lëndët narkotike./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne