U akuzua për vrasje, Apeli liron ish-drejtorin e ALUIZNI

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë të lirë ish-drejtorin e ALUIZNI-t i cili u akuzua për vrasje.

Apeli në Shkoder më 19 qershor 2016, ka lenë të lirë Ardian Kirin, ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Shkodër, i akuzuar nga prokuroria e këtij rrethi për akuzën e “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”,e kryer në bashkëpunim,“Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Sipas ReportTV, prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg për Kirin, për vrasjen e shtetasit Marjan Martini dhe tentativës për vrasje të Nik Gjonlulaj dhe djalit të tij Amarildo Gjonlulaj.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 5 vite burgim për akuzën e “Armë mbajtjes pa lejë”.

Por dhe nga ky dënim, ish-drejtori i ALUIZNI-t në Shkodër i akuzuar për vrasje nuk mund të bëjë asnjë ditë burgim, pasi treshja e gjyqtarëve Hajrije Muxhmata,Vojsava Osmanaj dhe Luan Dervishi kanë vendosur të pezullojnë periudhën e burgimit dhe ta lenë Ardian Kirin në shërbim prove, për një periudhë 5 vjeçare.

Të vetmit që janë dënuar për këtë vrasje nga gjykata e Apelit, janë shtetasit Lazër Pemaj me 26 vite burgim dhe Gjin Ndreu, të cilët edhe pse të dënuar ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne