U arrestua për korrupsion bashkë me ish drejtorin e Burgut 313, Apeli zbut masën e sigurisë për Ervin Kurtullën

Gjykata e Posacme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Ervin Kurtullën.

Ky i fundit është tregtari, që u arrestua bashkë me Eduart Strugën, ish drejtor i Burgut 313 në kryeqytet.

Përpos tyre, në prangat e policisë në atë kohë ra edhe Florin Ahmeti, ish shef logjistike në burgun 313 në Tiranë, nën dyshimin për korrupsion.

Dy zyrtarët u arrestuan pasi dyshohet se morën 550 lekë nga biznesmeni, në shkëmbim të marrjes së lejës së minimarketit, që ndodhet brenda Burgut 313.

Për të tre këta shtetas SPAK kishte depozituar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë,/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne