U arrestua për kundërshtim me dhunë ndaj policisë, gjykata jep vendimin për avokatin në Lezhë

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë avokatin Gjergj Neli, i cili u arrestua dy ditë më parë për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave të policisë.

Për avokatin gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe do të hetohet në gjendje të lirë.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit ku avokati po merr mjekim për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemrën./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne