Rajoni

U betua se do të mbyllte televizionin nëse humbte PDK, qan live Baton Haxhiu

Për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, të cilat u zhvilluan ditën e djeshme, Baton Haxhiu vuri një bast të fortë, nëse PDK nuk do të fitonte, ai do të mbyllte televizionin e tij.

Nëse nuk fiton Kadri Veseli, mbyll televizionin”, kështu u shpreh disa javë më parë ai, por rezultatet treguan të kundërtën.

Teksa dje Kadri Veseli pranoi publikisht humbjen, Haxhiu është parë i përlotur në ekranin e Klan Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u ftuan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë.

Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident./tpz

OPINIONE