U dhunua në Londër/ Vdes shqiptari, tre në pranga

Policia angleze ka nisur hetimet për vrasje dhe ka kryer tre arrestime pasi një shtetas shqiptar i cili ishte dhunuar në rrugët e Londrës ndërroi jetë në spital.

Jozef Boci, 30 vjeç, kishte marrë plagë të rënda në kokë pasi ishte qëlluar disa herë me sende të forta nga të paktën tre persona në Greenwich të Londrës të shtunën e kaluar.

Policia dhe se Boci, i cili është nga Shqipëria por jetonte në Catfrod të Anglisë u sulmua pas një sherri ndërmjet dy grupesh te pub-i North Pole në orët e para të mëngjesit.

Boci ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë sot, një javë pas sulmit.

Inspektori i policisë John Massey tha: “Ishte një sulm brutal dhe burracak. U bëjmë thirrje të gjithë atyre që mund të kenë qenë dëshmitarë në këtë incident, apo që ka qenë i pranishëm te North Pole Public House në orët e para të së shtunës së 17 shkurtit, që të vijnë te ne”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne