U ekstradua nga Dubai, rrëzohet rekursi i Florenc Çapjas në Gjykatën e Lartë. GJKKO e ka dënuar me burgim të përjetshëm

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas i cili muajin e kaluar u ekstradua nga Dubai. Apeli i GJKKO vendosi ne muajin maj vijimin e mases arrest me burg

Çapja dyshohet në kuadër të operacionit plumbi i artë per sigurim kushtesh për te kryer vrasjn e Sokol Sanxhaktarit. Emri i tij u përmend nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Florenc Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin (GJKKO), për përfshirje në vrasjen e dyfishtë të Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan. Vendimi është bërë i formës së prerë nga Gjykata e Apelit të GJKKO më 15 nëntor 2023./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne