U filmua duke pirë kokainë, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës

Një ditë pas publikimit të videos, ku kryebashkikaku i Bulqizës, Lefter Alla u filmua duke pirë kokainë në lokal, SPAK është vënë në lëvizje.

Mësohet se sot, SPAK ka nisur hetimet për kryebashkiakun Alla, edhe pse ky i fundit, hodhi poshtë akuzat se ka marrë kokainë. Drejtuesi socialist i Bashkisë së Bulqizës, nëpërmjet një statusi në “Facebook” thotë se nuk është ai që shfaqet në pamjet filmime, të shfaqura në “ABC News”, nga gazetari Artan Hoxha, të bëra virale, ku duket një person i cili merr drogë.

Sipas Allës, videoja në të cilën PD-ja pretendon se kryebashkiaku i Bulqizës shfaqet duke marrë drogë në një ambient publik, konkretisht në një bar, është e montuar.

“Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale”, shkroi Alla në “Facebook”.

Çfarë tregonte video

Ditën e djeshme u bë virale një video e siguruar nga kamerat e sigurisë së një biznesi privat, në të cilën pretendohet se shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i cili futet në ambientet e brendshme të banakut të lokalit dhe në një pjatë merr kokainë.

Në videon e bërë virale shfaqen dy persona, njëri i cili pretendohet se është banakieri i lokalit dhe personi tjetër që pretendohet se është drejtuesi i pushtetit vendor të Bulqizës, i cili kryen veprimin pa u shqetësuar që është në një ambient publik./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne