U gjend i pajetë në zonën e Trikallas në Greqi, i riu nga Pogradeci dyshohet se vdiq nga përdorimi i dhunës së policisë greke

Është zbuluar identiteti i të riut shqiptar, i cili u gjet i pajetë në shtetin grek disa ditë më parë.

Viktima është shtetasi Dorian Mancellari, rreth 32 vjeç, nga Pogradeci. Familjarët kanë tërhequr trupin e të riut nga morgu në shtetin grek dhe ditën e sotme u krye edhe varrimi në varrezat e qytetit.

Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë megjithëse dyshohet se ndaj të riut pogradecar është kryer dhunë e ashpër fizike.

Sipas policise greke thuhet se i riu u gjet i pajetë në zonën e Trikallas në Greqi. Ndërsa sipas informatave të të afërmëve dhe personave që e njihnin të riun mysliman nga Pogradeci, thuhet se ai kishte qendruar në paraburgim dhe një dite para ardhjes së lajmit tragjik i riu kishte komunikuar me familjen e vet në Pogradec. Trupi i tij mbërriti nga Greqia me mbi 50 fraktura.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne