U gjet i vdekur në burg, familjarët e Andon Mëhillajt akuza shtetit: Ja çfarë na thanë për ngjarjen. Avokati: Në telefonatën e fundit…

Familjarët e Andon Mëhillajt, personit që gjeti vdekjen në burgun e Peqinit, i arrestuar si anëtar i grupit të Julian Sinanajt, i dënuar si vrasës me pagesë, akuzojnë shtetin për humbjen e njeriut të tyre.

‘Panorama’ raporton se në një prononcim të dhënë pas ngjarjes, familjaret tregojnë se Andon Mehillaj, baba i dy fëmijëve vuante nga zemra, që në momentin që hyri në burg.

“Ai vuante nga zemra që në momentin që hyri në burg. Shteti e ka lënë të izoluar. Ka ndërruar jetë për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore”- thonë familjarët.

Ata tregojnë se u është komunikuar se ai ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak.
Sipas tyre ai nuk kishte lidhje me asnjë nga akuzat kriminale që i janë bërë.

“Çfarë krimineli ishte ai, atë e dënuan se nuk kishte lekë”– u ankuan ata.

Ndërkohë që avokati i tij, Edmond Dema ka thënë se kishte probleme me gjendjen shëndetësore të renduar për shkak të pritjes së gjatë.

“Presim tashme edhe informacionin mbi shkakun e vdekjes. Unë kam qenë avokati i tij. E kishim çështjen në mes pasi prisnim edhe nga gjykata e Lartë.

Rreth dy muaj më parë kam patur një komunikim telefonik dhe ai gjithmonë besonte tek pafajësia”– thotë ai./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne