Shqiperia

U gjet i vrarë në rrugë me një plumb në kokë, identifikohet viktima në Fier (EMRI)

Identifikohet personi që u gjet i vrarë me armë zjarri sot në Sheq të Madh në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Ahmet Toskën.

Mësohet se viktima ka qenë me gruan e tij, duke dalë nga banesa, ndërsa në rrethana të paqarta është vrarë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se viktima është person pa precedent penale, ndërsa ai ka qenë punonjës në një karburant në Fier. Po ashtu thuhet se 50-vjeçari është qëlluar nga afër me një plumb në kokë, ndërkohë që autori ka qenë duke lëvizur në këmbë teksa ka qëlluar me armë zjarri.

NJOFTIMI I POLICISE

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier./Bw

OPINIONE

INTERVISTA