U lodhën protestuesit në Shkup, duan pushim

hkupi dhe shumë qytete të tjera të Maqedonisë thuajse janë zbrazur tërësisht. Rrugët nga të cilat jo më larg se dy ditë më parë ngriheshin tensione dhe bëhej thirrje për mbrojtjen e shtetit sepse gjoja ajo kërcënohej nga Tirana janë boshe.

As zhurma e deputetëve të cilët ishin shumë të zëshëm këtë periudhë nuk dëgjohej. Dyert e dritaret e Kuvendit nga ku çdo ditë u mësuam të dëgjonim fjalë të “mëdha”, sot ishin të mbyllura. Deputetët së bashku me protestuesit apo “mbrojtësit” e Maqedonisë zgjodhën të pushojnë në kohën kur kriza politike ka arritur kulmin e saj, transmeton Alsat M.

Pavarësisht krizës së thellë institucionale dhe politike në të cilën ndodhet vendi dhe pavarësisht presionit ndërkombëtar për ta zgjidhur të njëjtën, deputetët i dhanë pushim vetes për pesë ditë. Bosh është rruga para Kuvendit, ku për 45 ditë me radhë protestohej kundër dygjuhësisë. Edhe protestuesit e lanë “pa mbrojtje” Maqedoninë, nga siç thoshin vetë “Rreziku i federalizimit dhe kantonizimit. Të mërkurën kryesuesi i seancës konstituive, Trajko Veljanovski e shpalli ditë jo pune të enjten duke njoftuar se seanca konstituive do të vazhdojë të martën, pasi të përfundojë festa e Pashkëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne