U ngujuan të armatosur në banesën e braktisur në Orosh, misteri i personit që tretë që ndodhej bashkë me të arrestuarit Erzen Uka dhe Julian Cumraku

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës në bashkëpunim dhe me anti-terrorin janë duke punuar për të identifikuar personin e tretë që dyshohet se qëndronte në banesën e braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, së bashku me Erzen Uka dhe Julian Cumraku.

Ky person sipas banorëve të zonës është parë shpesh bashkë me dy të arrestuarit.

Sipas burimeve, ditën e djeshme në zonën e Valiasit në Kamëz policia ka kontrolluar edhe një ambient që Uka dhe Cumraku kishin jetuar vitin e fundit me qira. Por gjatë kontrollit në këtë ambient nuk u gjet asgjë.

Erzen Uka mësohet se ka marr mjekim për plagën në spitalin e Shkodrës, ndërsa as marrjes së mjekimit është dërguar në paraburgim./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne