“U nisëm të merrnim ç’të gjenim’”, zbardhet dëshmia e vrasësit të tregtarit

Policia arriti të zbulojë dhe arrestojë brenda dy ditësh autorët e grabitjes së përgjakshme në Kamëz, ku humbi jetën Agim Buci dhe u plagos rëndë gruaja e tij, Merita.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:000 të së mërkurës në një market të vogël që familja Buci kishte ngjitur me murin e shtëpisë në lagjen OSBE të Kamëz.
Autorët e dyshuar janë Vladimir Kurti, 28 vjec dhe Ruzhdi Hode, 25 vjeç të dy nga Burreli dhe me banim në Kamëz.

Ekzekutori, pra personi që ka shprehur armën ndaj 53 vjecarit, Buci është Vladimir Kurti, person i rrezikshëm me precendentë penalë dhe i dyshuar dhe për grabitje të tjera.

Për ironi të fatit, Kurti dhe Buci ishin nga e njëjta zonë, nga Burreli dhe banues në Kamëz. Dy personat e arrestuar nga policia, gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor kanë pranuar autorësinë e krimit, duke u shprehur se kanë qëlluar në drejtim të Agim Bucit.

25 vjecari, Hode ka thënë në polici se “u nisëm të merrnin çfarë të gjenim, sepse e dinim që nuk kishin shumë para”. Po kështu ai ka thënë se e njihte çiftin Buci pasi ishin komshinj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne