U përcaktua vendi i detyrës së re të ‘xhihadistëve’ të cilët e mbyllën sezonin në Lindjen e Mesme!

Nga Thierry Meyssan

Ndërkohë që ruhet përmbjtja e strategjisë për të mbrojtur të paprekur të ardhmen e qytetërmit perëndimor në gjeografinë ku ndodhet duke krijuar kaos në çdo vend tjetër që mbetet në botë, duke formuar kështu edhe hegjemoninëkanë ndodhur ndryshime përsa i përket aplikimit dhe qëllimit të aplikimit të elementëve të ndryshëm.

Është një gjë e pa imagjinueshme qënjë strategji e këtillë e mbështetur tërësisht mbi parimet e ‘totalitarizmit’ (fashizmit) të arrijë të krijojë një qytetërim dhe për më tepër t’i bëjë thirrje gjithë njerëzimit që t’i bashkohet këtij lloj qytetërimi.deri më tani. Qytetërimi perëndimor ka shpikur vazhdimisht mënra të ndryshme të kolonizimit dhe pushtimit dhe i ka përdorur ato për të siguruar të ardhmen e tij. Balancat e tij janë shumë të thjeshta për t’u përdorur: Fillimisht krijon themelet për një luftë në mesin e elementëve të brendshëm të vendit, më pas ndërhyn me epitetin paqeruajtës dhe kështu fiton kontrol mbi këtë gjeografi të caktuar.

Gjithashtu, për të bërë të mundur zbatimin e kësaj metodologjie, qytetërimi perëndimor në përgjithësi shfaqet sikur është e gatshme që të bashkëpunojë dhe ndihmojë forca të caktuara të brendshme për të arritur objektivat e tyre lokale, po kështu krijon edhe ëndrra politike se të gjitha këto qëllime lokale janë të realizueshme. Si rezultat krijohet një panoramë e përbërë nga shumë pjesë dhe shpresat e të gjithë palëve qëndrojnë të varura tek perëndimi.

Të gjitha forcat perëndimore dhe të SHBA-së, momentin që bëjnë planet dhe përllogaritjet e tyre në lidhje me çfarëdo rajon në botë fillimisht fusin në këto vende elementë të destabilizimit, më pas me pretekstin se po luftojnë këto forca të destabilizimit fusin forcat e tyre. Me anë të kësaj metodologji të cilën e kanë përdorur në shumë vende të ndryshme tashmë po dërgojnë në AzinëJug-lindore ato organizata terrorsite tekfixhie që kanë shkaktuar kaosin e madh në Lindjen e Mesme.

Në brendësi të artikullit që do të parashtrohet në vijim qëndron këndvështrimi se tekfirxhinjtë dhe organizatat xhihadiste, të cilat e kanë përmbushur detyrën e tyre për destabilizimin e Lindjes së Mesme, tashmë edhe njëherë nën urdhrin e Amerikës duket se janë drejtuar drejt Azisë Jug-lindore…

Përplasja e qytetërimeve

Prej 16 vitesh tashmë, ekspertët e politikës ndërkombëtare janë duke harxhuar kohë dhe energji për të përcaktuar qëllimet strategjike të SHBA-së. Natyrisht që në këtë situatëështë më e sigurtë të thuhen të vërteta të prera në fund sesa në fillim. Megjithatë shumë pak e ndoqën këtë mënyrë, dhe shumë të tjerë insistuan që të mësonin teori të mbështetura në prova konkrete jo të vërteta. Duke u mbështetur në përfundimet që kanë dalë nga këto diskutime dhe duke vepruar sipas në këtë periudhë sipas pikëpamjeve të teoricienëve të mëparshëm, Thierry Meyssanna përkujton se cili do të jetë hapi i ardhshëm për ushtritë e SHBA-së; pritet që ky hap i ri të hidhet në jetë së shpejti.

Focat të cilat mendojnë dhe planifikojnë që të shpërbëjnë atë që njihet si “Lindja e Mesme e Zgjeruar” e kanë përdorur këtë rajon si një laborator ku kanë provuar nëse funksionojnë ose jo strategjitë e tyre të reja. Pavarësisht se në vitin 2001 janë përfshirë qeveritë e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Izraelit është shkatërruar udhëheqja politike nëWashington dhe projektet ekonomiko-ushtarake janë udhëhequr nga kompani private shumëkombëshe.

Këto strategji janë krijuar nga njëra anë në Pentagon duke u bazuar në mendësitë e Admiralit Arthur Cebroëski dhe ndihmësit të tij Thomas Barnett dhe nga ana tjetër duke u bazuar në mendësitë e Bernard Leëis dhe ndihmësit të tijSamuel Huntington të Këshillit të Sigurisë Kombëtare [1].

Qëllimi i tyre ishte që të shtrinin dhe përhapnin kontrollin e tyre në lidhje me zhvillimet moderne, teknike dhe ekonomike të shteteve që më parë gjendeshin në bllokun e vjetër të shteteve sovjetike. Në të shkuarën, Washingtoni kontrollonte gjithë botën nëpërmjet tregut të energjisë globale. Për këtë arsye, duke i kërcënuar të gjithë shtetet që e kundërshtonin se do të fillonte një luftë i detyronte ato që të gjitha kontratat e tregtimit të naftës të bëheshin në dollarë. Nga ana tjetër, ky sistem mund të ndryshohet vetëm me zëvendësimin e naftës me gaz natyror nga Rusia, Irani, Katari dhe së fundmi edhe Siria.

Këto forca të ndërlidhura me pjesën më të madhe të mërguesve të SHBA-së me anë të krimeve të përbashkëta mendonin se mund t’i sundonin shtetet e pasura duke ushtruar presion ndaj tyre. Shtetet e qëndrueshme (duke përfshirë këtu edhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik) duhet të kërkojnë ‘mbrojtjen’ e Ushtrisë së SHBA-së, bashkëngjitur edhe Britaninë e Madhe dhe Izraelin jo vetëm për burimet e energjisë së fosileve, por edhe të të gjithë mineraleve të tjera në përgjithësi.

Për të arritur një gjë të këtillëështë parë e arsyeshme të ndahej bota në dy pjesë, të globalizoheshin ekonomi që në fakt kishin zgjidhje dhe të shkatërroheshin të gjithë forcat rezistente të çdolloji që gjenden në pjesën e mbetur të botës.

Ky vizion për botën ishte tërësisht i ndryshëm nga interesat e fshehta të Perandorisë Britanike dhe të Sionizmit. Një paradigmë e këtillëështë veçse një shok psikologjik që mund të vihet në jetë nëpërmjet një fushate të fuqishme që mund të formësohet pas një “Pearl Harbor të Ri”. Kjo gjë e këtillë u arrit nëpërmjet 11 shtatorit.

Pavarësisht sa i çmendur dhe sa i egër mund të duket ky projekt, pas 16 vitesh mund të shohim se në të njëjtën kohë edhe po zbatohet edhe është drejt përmbushjes së tij, por edhe është duke u përballur me pengesa të cilat nuk ishin parashikuar.

Procesi i globalizimit të ekonomive të shteteve që në fakt e kishin zgjidhjen, shtete ndër të cilat mund të përmendim Sirinë dhe Ukrainën ishte duke u përmbushur deri në momenin kur respektivisht Rusia ndërhyri për t’i dalë kundër shkatërrimit të forcave të rezistencës dhe kur i doli kundër ushtarakisht procesit të dhunshëm të integrimit global të ekonomisë së Ukrains. Si rezultat i kësaj Washingtoni dhe Londra i detyruan aleatët e tyre që të vendosnin sanksione ekonomike kundrejt Moskës. Në këtë mënyrë ata arritën që të vazhdonin procesin e tyre pa ndikueshmërinë e Rusisë.

Duke filluar projektin e ‘rrugëve të mëndafshta’, Kina ka bërë investime të mëdha tek shtetet që parashikohej që të kishin falimentuar tashmë. Ata që e kundërshtonin këtë ‘hartë të re të botës’ reaguan duke krijuar një shtet terrorist që do të ndërpriste rrugën antike të mëndafshtë që kalonte mes Sirisë dhe Irakut të sotëm si dhe u përpoqën që mosmarrëveshjen brenda Ukrainës ta kthenin në një luftë.

Aktualisht parashikohet që të njëjtat forca ta përhapin këttë kaos në rajonin e Azisë Jug-Lindore. Sipas Komitetit të Luftës kundër Terroizmit të OKB-së thuhet se xhihadistët janë duke u shpërngulur në këtë rajon. Në këtë mënyrë, këto forca e kanë mbyllur sezonin 2012-16 në Lindjen e Mesme pa parashikuar nëse do të ketë një luftë në lidhje me kurdët. Ky do të jetë hapi i dytë i ‘përplasjes së qytetërimeve’ që konsiston në përplasjen mes budistëve kundër myslimanëve, ndërkohë që hapi i parë ishte përplasja e ‘të krishterëve-hebrenjë’ kundër myslimanëve.[2]

[1] Network Centric Warfare : Developing and Leveraging Information Superiority, David S. Alberts, John J. Garstka & Frederick P. Stein, CCRP, 1999. The Pentagon’s New Map, Thomas P. M. Barnett, Putnam Publishing Group, 2004. « The Roots of Muslim Rage », Bernard Lewis, Atlantic Monthly, septembre1990. « The Clash of Civilizations ? » & « The West Unique, Not Universal », Samuel Huntington, Foreign Affairs, 1993 & 1996 ; The Soldier and the State & The Clash of Civilizations and the Remaking of World Order, Samuel Huntington, Harvard 1957 & Simon and Schulster 1996.

Shprehja Hebraiko-kristian përdorej në vitet 90 vetëm në mesin njerëzve përreth Priftit Xhek dhe përdorej për t’iu referuar grupimit të hebrenjve që kishin zgjedhur të ndiqnin krishtërimin; ky grupim është shpërbërë pasi romakët e Jeruzalemit i ekspozuan ata. Nga ana tjeër, ndërkohë që të krishterët perëndimorë vazhdojnë t’i japin shumë rëndësi Dhjatrës së Vjetër në adhurimet e tyre, edhe shpeshherë pa qënë të vetëdijshëm, ata në vend që të mbronë këndvështrimin kristian të një çështjeje mbrojnë këndvështrimin hebraik të saj. Në të kundërt, të krishterët e lindjes që i kanë qëndruar më shumë besnikë traditës së krishtetë mbështeten shumë pak në tekstet hebraike dhe nuk i lexojnë këto tekste gjatë pagëzimeve.

Burimi : İntizar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne