U përdor nga Rama në periudhën e pandemisë, terrorizoi dhe burgosi shqiptarët; Lleshaj e pranon: Nuk do të jem më minister

Katoliku Sander Lleshaj e ka pranuar sot nga Vlora se nuk do të jetë më pjesë e qeverisë si  Ministri i Brendshëm duke konfirmuar edhe largimin e tij nga kjo detyrë.

Këtë deklaratë Lleshaj e ka bërë sot në Vlorë gjatë një takimi atje strukturat e Policisë së qytetit bregdetar.

“Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt, s’do të jem më ministër…”, është shprehur ministri.

Më herët gjatë prononcimit për mediat Lleshaj ka thënë se ngritja dhe funksionimi i OFL ka qenë një histori suksesi pasi kriminilëve iu është dhënë mesazhi se cdo pasuri që do të vihet nga aktivitetet kriminale do të sekuestrohet dhe vihet në shërbim të komunitetit.

Katoliku Lleshaj do të largohet me turp nga kjo detyrë pasi OFL thuajse nuk ka sekuestruar asnjë pasuri dhe vendosur atë në shërbim të qytetarëve dhe pjesa më e madhe e emrav në listën e OFL kishin kaluar më parë në sitën e sistemit të drejtësisë.

Nga ana tjetër Lleshaj do të mbahet mend edhe si ministri që gjobiti dhe burgosi shqiptarët gjatë periudhës së pandemisë duke ushtruar terror mbi ata që refuzonit ti respektonin masat e vendosur nga katoliku tjetër, kryeministri Rama.

Lleshaj u bë mashë e Ramës për të terrorizuar shqiptarët ndërsa një pjesë e madhe e tyre jetonin në cadra dhe banesa të shkatërruara nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne