U përfshi në skandalin seksual, “krahu i djathë” i Trump largohet nga detyra

Hope Hicks, një nga këshilltarët më të afërta të Presidentit Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtoreshës së Jomunikimit në Shtëpinë e Bardhë.

Njoftimi erdhi një ditë pasi ajo dëshmoi para Komitetit të Inteligjencës, ku dha një dëshmi nëntë-orëshe përpara panelit lidhur me hetimet për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, ndërsa burimet e Shtëpisë së Bardhë thanë se kjo nuk ishte arsyeja e largimit.

Zonja Hicks thuhet se ka pranuar para panelit se ajo herë pas here kishte thënë ndonjë “gënjeshtër të bardhë” Presidentit Trump, por ajo mohoi të ketë gënjyer për ndonjë gjë që ka lidhje me hetimin.

Zonja Hicks, 29 vjeç, raportohet t’i ketë thënë kolegëve që po largohet sepse ndjeu se kishte arritur gjithçka që mundte.180228-hope-hicks-white-lies-feature

Ndërkaq, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, e përshkroi zonjën Hicks si një njeri shumë të aftë, duke shtuar se ende nuk janë të qartë për arsyen e largimit të saj.

Largimi i saj do të vijë si një goditje e madhe për z. Trump, i cili tha se do të humbasë një person që e kishte në anën e tij dhe shumë të besuar.5a972c92aae6051e038b4572-750-375

Kujtojmë se Hicks kohët e fundit është përfolur për një skandal seksual, pasi akuzohej se kishte pasur raporte intime me sekretarin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Rob Porter, i cili më herët ishte akuzuar për dhunë në familje.Rob_Porter

Kur lajmi i akuzave kundër z. Porter qarkulloi muajin e kaluar, ishte znj. Hicks ajo që ndihmoi në hartimin e një deklarate fillestare të Shtëpisë së Bardhë që e mbronte atë. /BBC

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne