U përplas nga treni i linjës Empoli-Siena, vdes 20-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në zonën e Castelfiorentino, Itali. Mediat italiane shkruajnë se 20-vjeçari, Marko Kaziu, u aksidentua nga treni i linjës Empoli-Siena ditën e djeshme, ndërsa ndërroi jetë në orët e vona të natës në spitalin e Careggi.

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në kohën kur i riu ka tentuar të kalojë në shinat e trenit, por kjo tentativë rezultoi fatale.  Edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë, i riu nuk u mbijetoi dot plagëve./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne