Shqiperia

U qëlluan me breshëri plumbash, kush është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe dhe i ati që mbetën të plagosur (EMRAT)

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në Shkodër. Të plagosur nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur babë e bir, përkatësisht shtetasit Xhelal dhe Mentor Hasanaj, ku ky i fundit është Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe.

Babai Xhelali është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga ana tjetër, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes./BW

OPINIONE

INTERVISTA