U rritën me 200 lekë, Autoriteti i Konkurrencës pezullon tarifat e reja të kompanive celulare

Autoriteti i Konkurrencës pezullon tarifat e reja të kompanive celulare. Abcnews.al raporton se një vendim i tillë parashikon pezullimin e përkohshëm të tarifave dhe nisjen e një hetimi për shkeljen e konkurrencës në treg.

Si pasojë e këtij vendimi deri në përfundimin e hetimit, kompanitë janë të detyruara të operojnë me tarifat e vjetra ekzistuese në treg.

Kujtojmë se së fundmi janë rritur me 200 lekë tarifat e paketave me parapagesë.

Rritja është bërë për secilën nga paketat ekzistuese./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne