U shitën alkool të miturve, i vihet dryni festivalit të birrës dhe verës në Prishtinë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, i ka vënë dryrin festivalit të pijeve “Beer and Wine”, pasi që aty ishin shitur pijet alkoolike për të miturit nën moshën 18 vjeç.

Ishin qytetarët lokalë ata që iu ankuan inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, duke thënë se pijet e shitura për të miturit rrezikonin shëndetin e tyre dhe jo vetëm.

Pas këtyre ankesave, inspektorët bënë hetim të hollësishëm e si pasojë ka ardhur edhe mbyllja e aktivitetit.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga organizatorët e “Beer and Wine”, por as autoritetet nuk kanë dhënë sqarime nëse do të ndiqen apo jo penalisht shkelësit e ligjit që kanë shitur pijet për të miturit.

Shitja e pijeve alkoolike për të miturit nga objektet hoteliere dhe restorantet dënohet me gjobë që varion nga 500 deri në 2.500 euro.

Aktiviteti i promovimit të pijeve alkoolike edhe ashtu nuk kaloi pa incidente, ku gjatë fundjavës pati shere deri me përdorim thikash nga personat që ishin dehur në platonë e Pallatit të Rinisë. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne