U shpall e vdekur, flet për herë të parë Nexhmije Hoxha: Lajmi u përhap nga ata që na sulmojnë prej 20 vitesh

Pas lajmit të përhapur se kishte ndërruar jetë, e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha reagon për herë të parë. Me anë të një letre urimi për gazetën “Dita”, Nexhmija Hoxha tregon me detaje si e mori vesh lajmin, ndërsa nuk nguron ta cilësojë si keqdashje dhe ligësi, përhapjen e lajmit për të.

U zbavita. Ju e kishit shkruar shumë mirë në gazetë përgënjeshtrimin. E përgënjeshtruan publikisht edhe Pranvera dhe Teuta. Unë u zbavita dhe kemi qeshur me atë marrëzi. Isha shtrirë dhe po pushoja si çdo ditë, kur më vjen Pranvera dhe më zgjon: “Po ngjallu, më tha, se të kanë vdekur para kohe…” Nuk e morëm vesh se kush e fabrikoi atë lajm, por pak rëndësi ka kjo, pasi janë ata që na sulmojnë prej më shumë se njëzet vjetësh… Por mendoj se në përhapjen e atij lajmi kanë përgjegjësi edhe gazetarët, ata që e shpërndanë nëpër portale, pa e verifikuar. Ku është profesionalizmi dhe etika profesionale në këtë rast?” – u shpreh ajo.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne