U skualifikua nga SPAK, Vladimir Mara kandidon për KLP-në. Në garë dhe prokurorja e Dibrës

Në një kohë kur Gentian Osmani u shkarkua nga Kolegji i Posaçem i Apelimit, dy kandidatë kanë aplikuar për të zëmë vendin e tij në këtë institucion.

Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami kanë aplikuar për anëtarë të KLP.

Esmeralda Cami është drejtuese e Prokurorisë Dibër, e cila nuk mund të merrte dosjen 184 pas pas shpalljes së moskompetencës nga Krimet e Rënda dhe kalimit të saj në Dibër për shkak të konfliktit të interesit.

Vladimir Mara, prokuror i çështjes Tahiri e 339, u skualifikua nga gara për SPAK.

Në një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e sotme KLP ka ndërprerjen si e përkohshme të Esmeralda Camit në Prokurorinë Dibër.

Gent Ibrahimi: Esmeralda Cami, ka kërkuar të dorëhiqet nga pozicioni si kryeprokurore në Dibër dhe të jetë në garë për anëtare e KLP./faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne