U tërhoq me bujë nga Marrëveshja Bërthamore, sot kërkon zbatimin e detyrimeve nga Irani!!!

Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar sot Iranit që t’i përmbahet detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me arsenalin bërthamor.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje regjimit iranian që të mos posedojë armë bërthamore, t’i bindet angazhimeve të veta ndaj komunitetit ndërkombëtar,” citohet zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus. Mediave nuk u ka shpëtuar ky moment komik, teksa SHBA bën thirrje që Teherani zyrtar të zbatojë ato detyrime nga të cilat Uashingtoni u tërhoq. Trump madje e konsideroi marrëveshjen bërthamore me Iranin si më të keqen në histori.

Situata e krijuar pason incidentin në Gjirin e Omanit, ku u sulmua një konteniere japoneze, për të cilën vetë pronari ka deklaruar se është qëlluar nga ajri. SHBA ka publikuar video ku shfaqen anije të rojes bregdetare iraniane që presupozohet se po heqin një minë të pashpërthyer nga kontenierja, ndërkohë që një akuzë e tillë është hedhur poshtë.

Aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për përmbajtje. Rusia ka akuzuar SHBA-të se po kërkojnë konflikt ushtarak me Iranin për llogari edhe të rivalëve rajonalë të tij. Sot raportohet se SHBA kanë vendosur të dislokojnë 1000 trupa shteë në Lindjen e Mesme, një sinjal që ka mjaftuar për të vënë në lëvizje Iranin që ka bërë të ditur se do të vazhdojë me pasurimin e uraniumit./respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne