U vodhën dokumentet gjatë natës; Tre dosjet e rëndësishme që hetoi Prokuroria e Durrësit

Prokuroria e Durrësit u grabit gjatë orëve të vona të natës nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, autorët kanë hyrë nga dera kryesore dhe më pas dyert e brendshme janë hapur nëpërmjet kartës. Autorët vodhën dosjet në dosjen e prokurorit Afrim Shehu.

Prokuroria e Durrësit ka hetuar 3 çështje të rëndësishme.

Një nga dosjet e rëndësishme që është ende nën hetim nga Prokuroria e Durrësit  është ajo e abuzimit me pronat dhe plazhet publike në Ishëm, ku u arrestuan dhe katër ish-zyrtarë të shtetit, mes të cilëve dhe ish-kryetari i Komunës Ishëm.

Një dosje tjetër është ajo e Maminasit ku u kapën 613 kilogramë kokainë.

Një tjetër dosje e rëndësishme e hetuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është edhe ajo e çiftit Gina-Gashi. Prokurorët Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë qenë subjekt hetimi në këtë institucion, deri pak ditë më parë, kur dosjet e tyre kaluan në Prokurorinë e Fierit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne