U vra me armë sa kaloi pragun e shtëpisë, pse po shkonte në burg i riu shqiptar, hesapet e pambyllura me shtetin italian

43-vjeçari shqiptar, Gentian Kasa u ekzekutura mbrëmjen e djeshme menjëherë sapo doli nga banesa e tij për t’u kthyer në burg.

Autorët e kishin ndjekur disa disa kohë dhe kishin kuptuar itenerarin e tij. Menjëherë sapo ai kishte dalë, ata e qëlluan me plumba në kraharor dhe në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Por pse po kthehej në burg 43-vjeçari? Cilat janë veprat penale që kishte kryer në të shkuarën e tij, në të cilat mund të gjendet edhe ‘misteri’ i vrasjes?

Në të shkuarën, Gentian Kasa ishte gjykuar për trafik droge, vjedhje dhe tregëtim mallrash të vjedhura. Por dënimin aktual ai e vuante për drogë pasi ishte arrestuar njëherë në vitin 2011 dhe më pas në Ankona në 2014.

E kaluara e tij e errët kriminale është pista kryesore e hetimit nga ana e Policisë italiane për të gjetur edhe ekzekutorët./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne