U vranë 214 palestinezë të zënë rob

Sipas të dhënave të fundit të Komitetit Plestinez për Çështjet e të Burgosurve, që nga viti 1967, në burgjet e Izraelit janë vrarë 214 palestinezë të zënë rob.

Sot është 17 prilli dhe ‘Dita e të Burgosurve Palestinezë’. Në deklaratën e bërë nga Komitetit Plestinez për Çështjet e të Burgosurve, që nga viti 1967, në burgjet e Izraelit janë vrarë 75 të burgosur duke u torturuar, 60 duke mos i’u ofruar ndihma shëndetësore, 8 duke u rrahur nga gardianët dhe 75 të burgosur duke u ekzekutuar në burg.

Aktualisht janë 6500 të burgosur palestinezë në burgjet e regjimit terrorist, në mesin e të cilëve gjenden edhe 350 fëmijë, 62 gra dhe 6 deputetë.

Në anën tjetër, Komiteti i Mbështetjes së Gazetarëve ftoi institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që të mbështesin gazetarët palestinezë dhe kërkoi që të bëhet presin mbi regjimin okupues për t’i dhënë fund shkeljeve ndaj gazetarëve dhe për të liruar 26 gazetarë të burgosur në burgjet e regjimit okupues.

Në raportin e publikuar të hënën me 16 prill, raport i cili publikohet çdo vit para Ditës së të Burgosurve Palestinezë, me 17 prill, komiteti tha se forcat okupuese kanë shtuar presionin ndaj gazetarëve në tremujorin e parë të vitit 2018.

Në raportin në të cilin u njoftua se është vrarë gazetari Yasir Murteca nga forcat okupuese në Rripin e Gazës në muajin prill, u raportua se janë plagosur 92 gazetarë të cilët po ndiqnin aktivitetet e Marshit të Madh të Kthimit dhe se 49 prej gazetarëve në fjalë ishin nga Rripi i Gazës.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne