U zbrazën tre karikatorë, dy persona ndiqnin makinën: Roja i parkingut rrëfen çfarë pa nga ekzekutimi i vëllezërve

Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e djeshme qytetin e Durrësit, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash dy vëllezërit, Besmir dhe Viktor Haxhia.

Ndërkaq, roja i tregut të makinave, ku ndodhi vrasja e dyfishtë ka treguar për Syri tv momentin si ndodhi ngjarja. Ai thotë se janë zbrazur tre karikatorë drejt makinës së dy vëllezërve.

“Në momentin që ndodhi ngjarja unë isha këtu. Tre karikatorë u zbrazën. Unë pashë vetëm një makinë që po kalonte atje dhe dy veta i shkonin nga pas. Makina ikte ngadalë, ndërsa ata të dy shpejtonin që ti arrinin makinës.

Nuk e di nëse makina priste ata, a ka ikur këtej makina nuk dihet, se nuk dukej mirë dhe kishte shumë pluhur”, thotë ai.

Abc News raporton se deri më tani në lidhje me këtë ngjarje të rëndë janë shoqëruar 35 persona, dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin./tpz

Kujtojmë se, 36-vjeçari Besmir Haxhia është një emër i skeduar nga drejtësia ndërkombëtare, ai njihej ndryshe me nofkën “Miri i Kolës”, ai ishte dënuar me disa vite për trafik droge, dhe me pas është rikthyer në Durrës.

Ndërsa i vëllai , 27 vjeçari Viktori, ishte avokat me licencë prej 3 vitesh, por pa qenë aktiv në sistemin e drejtësisë.

Dy vëllezërit kishin në pronësi prej vitesh, disa biznese në Durrës të cilat kanë qenë në emër të avokatit Viktor Haxhia, pasi Besmiri ishte me precedent penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne