U zgjodh në krye të ASH, pedagogia nxjerr “zbuluar” Gjinushin

Zgjedhja e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave u shoqërua me kundërshtime në mesin e akademikëve. Kundër tij u pozicionua akademiku, Artan Fuga dhe kryetarja e Grupit Parlamentar “Demokrat”, Rudina Hajdari e së fundi edhe pedagogia Dhurata Shehri.

Ajo publikoi dje CV e Gjinushit, ku theksoi se ka që në vitin 1992 që nuk ka bërë asnjë libër shkencor. Kjo krijon edhe paradoksin në vetvete ku kryetari i Akademisë së Shkencave ka 27 vite pa publikuar asnjë botim shkencor.

STATUSI I PLOTE

Gabova rëndë ku mendova se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri!
Duke nisur nga “kryetari”, CV-në e të cilit ju ftoj ta lexoni për te gjetur kontributin shkencor te 30 viteve të fundit!

Skënder GJINUSHI (1949–). Matematikan, profesor, akademik. Lindi në Vlorë. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë dhe përfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vitin 1972. Gjatë viteve 1973–1977 kreu studimet pasuniversitare në Francë (Universiteti Pierre e Marie Curie, Paris VI) dhe fitoi titullin “Doktor” i ciklit të tretë në analizën funksionale. U emërua pedagog në katedrën e matematikës së specialitetit në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës (1972).

Skënder Gjinushi ka botuar tekstet “Bazat e topologjisë së përgjithshme” (1986), “Analiza funksionale” (1988), “Probleme të analizës funksionale (1992) dhe një varg artikujsh
shkencorë në fushën e analizës funksionale. Në vitet 1987–1991 ka qenë deputet i Kuvendit Popullor dhe ministër i Arsimit. U aktivizua në proceset politike pluraliste
dhe më 1991 u zgjodh kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, funksion që vazhdon ta mbajë. Nga viti 1992 deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar i Kuvendit
(1997–2001); zëvendëskryeministër e ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale (2001–2002)./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne