U zotua çdo vit se do të hiqte mësimin me dy turne, Veliaj nuk përmbush premtimet

Vijon mësimi me dy turne edhe në vitin shkollor 2019-2020.

Pavarësisht se Veliaj ka premtuar gjatë çdo viti të mandati të tij të parë, se nuk do të ketë më shkolla me dy turne.

Në një deklaratë në nëntor të 2015, sapo kishte marrë detyrën si kryetar bashkie, premtoi se brenda mandatit të tij të tij nuk do të kishte shkolla me dy turne, por kjo nuk është deklarata e tij e vetme.

Premtonte se do të ndërtonte 20 shkolla të reja brenda mandatit të tij, por sipas Veliajt deri tani janë ndërtuar 5 shkolla: shkolla “Kosova”, “Ardian Klosit”, “Betim Muço”, “Servete Maçi” dhe “Hoxha Tasim”, por këto shkolla përveç “Ardian Klosit”, shkollat e tjera janë vetëm të rikonstruktuara.

Në gusht 2016, Veliaj premtonte të njëjtën gjë. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 2017, ku 33 shkolla 9-vjeçari zhvilluan mësim me dy turne, si edhe disa gjimnaze si ‘Ismail Qemali’, ‘Sami Frashëri’ etj.

Edhe në 2018, Veliaj tha se nuk do të kishte mësim me dy turne, por ky premtim nuk u mbajt, pasi shkolla “Kushtrimi i Lirisë” zhvillonte mësim me dy turne.

Në muaj korrik 2019 Veliaj premtoi se nuk do të kishte më shkolla me dy turne, por edhe ky është një tjetër premtim i pambajtur./fax

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne