Uashington: Jemi të gatshëm për negociata serioze me Iranin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se janë të gatshme për negociata serioze me Iranin.

Sipas lajmeve të medias amerikane, Përfaqësuesja e Përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Kelly Craft. Në letrën drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së shkroi se janë të gatshëm për negociata “në mënyrë që të mos vihet edhe më në rrezik siguria ndërkombëtare dhe të pengohet që Irani të rrisë tensionin”.

Ajo tha se vrasja e Kasim Sulejmani, komandant i Forcës Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit u bë në kuadër të konventës së Kombeve të Bashkuara për vetëmbrojtje dhe për të mbrojtur personelin dhe interesat e Amerikës në Lindjen e Mesme, “nëse është e nevojshme” mund të ndërmarrin veprimtari shtesë.

Edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Mecit Takht Ravançi, në letrën drejtuar Këshillit tha se propozimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për negociata ndërkohë që zbaton sanksione të rënda ekonomike ndaj Iranit, është “e pabesueshme”.

Ai bëri të ditur se edhe goditja me raketa balistike ndaj bazës amerikane Ayn el-Esed në Irak është e ligjshme në bazë të nenit 51 të Kartës së OKB-së dhe shtoi: “Teherani, duke përdorur të drejtën legjitime për tu vetëmbrojtur me përgjigje ushtarake të matur ndaj bazës amerikane në Irak, nuk është në kërkim të përshkallëzimit të tensionit apo të luftës”.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit tha se operacioni ndaj bazës amerikane Ayn el-Esed në Irak është realizuar me delikatesë, janë marrë në shënjestër objektivat ushtarake dhe si rrjedhojë në rajon nuk është dëmtuar asnjë civilë apo pasuri civile./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne