Bota

Uashingtoni: Turqia dhe Katari mbështesin ideologji ekstremiste

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve Herbert Raymond McMaster paraqiti grupin e vendeve që konsideron armiq të amerikanëve, duke përfshirë Turqinë dhe Katarin që mbështesin sipas tij, ideologjinë ekstremiste.

Gjatë takimit me homologun e tij britanik, McMaster tha se Turqia dhe Katari, dy aleatë të mëdhenj të SHBA, po bëhen më problematikë në aspektin e politikës së jashtme amerikane. Ai shtoi se të dy kombet janë përkrahësit kryesorë të Vëllazërisë Myslimane e cila është gjithashtu arsyeja kryesore që marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin janë përkeqësuar gjatë viteve të fundit. McMaster paralajmëroi për Islamin politik si dhe për Vëllazërinë Myslimane, duke e quajtur ideologjinë e saj ekstremiste. Ai më tej theksoi se Katari dhe Turqia kanë financuar këtë grupim, duke shtuar se administrata e SHBA është e vendosur për të luftuar ideologjitë ekstremiste.

Më 5 qershor, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini shkëputën marrëdhëniet diplomatike me Katarin lidhur me akuzat për sponsorizimin e grupeve terroriste./ PT

OPINIONE