Udhëheqësi azerbajxhan kritikon shtetet perëndimore pro-armene

Udhëheqësi i Azerbajxhanit kritikoi udhëheqësit e disa vendeve perëndimore të cilët “qëndruan të heshtur” mbi shkatërrimin nga forcat armene të monumenteve kulturore dhe fetare të Azerbajxhanit në territoret e pushtuara.

Duke iu drejtuar popullit para Xhamisë së Agdamit gjatë vizitës së tij në rajonin e çliruar nga pushtimi Armen, Presidenti Ilham Aliyev tha se pas përfundimit të luftës me Armeninë, disa “udhëheqës nga qarqet perëndimore” kanë ngritur çështjen se çfarë do të ndodhë në tempujt e krishterë në tokat e çliruara nën kontrollin e Azerbajxhanit.

Aliyev tha: “Ata i shprehin këto shqetësime si gjatë bisedave me mua dhe në deklaratat e tyre zyrtare. Askush nuk duhet të shqetësohet, veçanërisht udhëheqësit e vendeve perëndimore që ndezin ndjenjat islamofobe, ata që kanë mbyllur një sy ndaj fyerjeve të Islamit dhe madje kanë justifikuar ata që janë duke e fyer atë. Ata nuk kanë të drejtë të flasin për këtë”.

Ai theksoi se të gjithë tempujt në territorin e Azerbajxhanit janë “pasuri historike” të vendit.

“Kush mund të na kritikojë? Ata që mbyllin xhamitë? A mundet që ata që hedhin kokat e derrave të vrarë në xhamitë muslimane të na japin një mësim dhe të shprehin shqetësim? Ata nuk kanë nevojë të shprehin ndonjë shqetësim. Të gjitha vendet tona historike mbrohen nga shteti”.

Rastet islamofobe të fyerjes së fondacioneve muslimane, xhamive dhe vendeve të adhurimit kanë ndodhur në mënyrë të përsëritur në disa vende evropiane ndër viteve.

“Armiku i egër mbajti lopë dhe derra në këtë xhami. Këto fotografi janë në dispozicion në internet. Ata mbajtën derra në xhaminë e çliruar Zangilan, në xhaminë Jabrayil”, tha Aliyev.

Ai përsëriti partneritetin e ngushtë të vendit të tij me UNESCO por theksoi se ata që dëshirojnë të vijnë dhe të vizitojnë tempujt e krishterë duhet të vijnë në territoret e çliruara të Azerbajxhanit dhe të shohin se çfarë kanë bërë “armenët e egër” atje.

Aliyev theksoi se disa vjet më parë, ambasadorët e vendeve bashkëkryesuese të Grupit të Minskut vizituan Xhaminë e Agdamit dhe kryen dy herë misione për gjetjen e fakteve, duke shtuar se ata e informuan atë për vizitën e tyre.

“Pse nuk e ngritën këtë çështje? Pse nuk e shprehën shqetësimin e tyre disa udhëheqës perëndimorë? A do të thotë kjo që xhamitë muslimane mund të fyhen, lopët dhe derrat mund të mbahen dhe ato të shkatërrohen? Nëse po, le të thonë kështu, le të merren me problemet në vendet e tyre dhe mos të ndërhynë në punën tonë. Mos lejoni askënd të ndërhyjë në punën tonë. Ne kemi ardhur vetë këtu. Kemi ardhur këtu përkundër përpjekjeve të të gjitha atyre vendeve. Ne kemi ardhur përkundër të gjitha provokime. Ne kemi derdhur gjak dhe po qëndrojmë në tokën tonë. Le të marrin parasysh të gjithë punën e tyre”.

Në fjalën e tij, Aliyev gjithashtu falënderoi kombin dhe udhëheqësin turk për mbështetjen morale gjatë përleshjeve me Armeninë.

“Ishte Republika e Turqisë që na mbështeti moralisht dhe politikisht për 44 ditë. Vëllai im Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe udhëheqësit e disa vendeve të tjera muslimane dhe jomuslimane. Ne e kemi arritur këtë fitore përmes unitetit, vendosmërisë dhe forcës”, tha ai.

Forcat armene u larguan nga Agdam në 20 nëntor, sipas marrëveshjes së fundit të ndërmjetësuar nga Rusia, nënshkruar midis Baku dhe Jerevanit. Së bashku me forcat armene, u largua edhe popullsia armene që u vendosën në rajon gjatë pushtimit.

Marrëdhëniet midis ish republikave Sovjetike të Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nago-Karabakun, i njohur gjithashtu si Karabaku i Sipërm, një territor i njohur si pjesë e Azerbajxhanit dhe shtatë rajone fqinje.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe ushtria armene vazhdoi sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, madje duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit për 44 ditë.

Baku çliroi disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra nga pushtimi armene gjatë kësaj kohe.

– Xhamia e Agdamit

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Agdam, i cili u çlirua nga pushtimi Armen pas 27 vjetësh, Aliyev dhe zonja e parë Mehriban Aliyeva vizituan Xhaminë e Agdamit, e cila u shkatërrua egërsisht gjatë pushtimit prej gati tre dekadash. Një simbol fetar i qytetit me dy minaret e tij, ajo u bë një vend strehimi për të mbijetuarit e gjenocidit Khojaly në 1992.

Më 26 shkurt 1992, gjatë një ofensive dy-orëshe armene, 613 Azerbajxhanas u vranë, duke përfshirë 106 gra, 63 fëmijë dhe 70 të moshuar dhe 487 të tjerë u plagosën në mënyrë kritike, sipas statistikave të Azerbajxhanit.

Çifti i parë hyri në ndërtesën e xhamisë zbathur pa qilima, inspektoi monumentin fetar dhe bëri lutje brenda.

Aliyev paraqiti një Kuran të Shenjtë që e solli nga Meka në xhami.

“Sot, para xhamisë së shkatërruar nga vandalët, unë jam duke thënë se unë jam një njeri i lumtur. Falënderoj përsëri Zotin që më dëgjoi lutjet dhe më dha këtë forcë.

“Unë jam i lumtur që kam vizituar Mekën katër herë, një herë me babanë tim të ndjerë [Heydar Aliyev] dhe tri herë si president. Jam i lumtur që u luta me familjen time brenda Qabes së Shenjtë. Kam të njëjtat ndjenja në zemrën time si të gjithë të tjerët. Lutja ime e parë ishte për çlirimin e tokave tona nga pushtimi. I kërkova Zotit të më jepte forcën për të çliruar tokat tona nga pushtuesit, për të na dhënë këtë lumturi dhe për t’u kthyer në tokën e paraardhësve tanë”, shtoi ai./GazetaImpakt/yenisafak/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne