Udhëheqësi i krishterë: “Islami dallon nga terrorizmi”

Udhëheqësi i krishterë libanez theksoi mospërfilljen e Islamit ndaj sulmeve terroriste të kryera nën emrin e Islamit.

Patriarku Moran Bechara al-Rahi, kreu i Kishës Maronite të Libanit, në vërejtjet e tij në Solt-Lejk-Siti, theksoi ndryshimin midis Islamit dhe grupeve terroriste duke i ftuar muslimanët dhe të krishterët të mos largohen nga Lindja e Mesme për shkak të sulmeve terroriste, raportoi TNA.

Ai tha: ” Veprat terroriste janë një çështje dhe Islami është diçka tjetër; prandaj, ka shumë ndryshim midis organizatave terroriste që vrasin njerëz nën emrin e Islamit dhe fesë së vërtetë të Islamit “.

Patriarku i krishterë vuri në dukje, “Pjesa më e madhe e grupeve terroriste, duke përfshirë Daeshin dhe Kaidën që kanë hyrë në Lindjen e Mesme, janë të mbështetura dhe të trajnuara nga vendet e huaja për të ushqyer zjarrin e luftës në rajon”.

Patriarku al-Rahi i referohet trembëdhjetë shekujve të bashkëjetesës ndërmjet feve të ndryshme në Lindjen e Mesme dhe tha: “Nëse tërheqimi nga rajoni do të japim hapësirën ​​për terroristët dhe Lindja e Mesme do të shndërrohet në një qendër kërcënimi kundër paqes globale”.

Udhëheqësi i Kishës Maronite bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe tha: “Është koha që paqja e vërtetë të dominojë botën dhe është një mision i trupit ndërkombëtar të shohë në objektiv”./ TNA/ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne