Bota

Udhëheqësit e SCO: Ndërhyrja në punët e shteteve të tjera me pretekstin e luftimit të terrorizmit ‘është e papranueshme’

Udhëheqësit e vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në samitin e tyre në Bishkek të Kirgistanit.

Të premten, ata dënuan terrorizmin në të gjitha format e tij dhe i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të nxisë bashkëpunimin në luftën kundër këtij kërcënimi. SCO gjithashtu i kërkoi bashkësisë globale të punojë drejt një konsensusi mbi miratimin e Konventës Gjithëpërfshirëse mbi Terrorizmin Ndërkombëtar (CCIT).

Udhëheqësit gjithashtu theksuan së bashku se “ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera nën pretekstin e luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit, si dhe përdorimi i grupeve terroriste, ekstremiste dhe radikale për të arritur qëllimet e veta mercenare, është e papranueshme”.

Samiti tjetër i SCO do të mbahet në qytetin rus të Chelyabinsk më 22-23 korrik 2020./ RT/ Gazeta Impakt

OPINIONE