Opinion

Udhëheqësit tradhëtarë arabë: Të pamëshirshëm përballë myslimanëve dhe frikacakë përballë sionistëve dhe imperialistëve

Nga Vesim Shehzad

Gjatë një momenti sinqeriteti, jo shumë të zakonshëm për kryeministrin e parë të Izraelit, David Ben Gurion, ai është shprehur se regjimet arabe janë shkalla e parë mborjtëse të Izraelit. Pavarësisht vërtetësisë së kësaj deklarate, udhëheqësit arabë deri shumë vonë e kanë mbajtur këtë të vërtetë të fshehtë nga popujt e tyre dhe nga gjithë myslimanët në përgjithësi. Megjithatë, tashmë kjo e vërtetë ka dalë në dritë për shkak se nuk po mund të fshihen më tradhëtitë kundrejt myslimanëve dhe nënshtirimi i tyre nga koka në këmbë kundrejt iperializmit dhe sionizmit ështëbërë më i dukshëm. Udhëheqësit arabë janë të vetëdijshëm se ndodhen në një dallgë rreziku që ka vënë në rrezik pozicionet e tyre dhe regjimet që kanë krijuar si dhe friksohen se kjo dallgë do t’i përplasë ata në mbeturinat e historisë.

Ajo që njihet dhe shihet si “Fronti Arab” – që në të vërtetëështë veçse një aleancë e një grup diktatorësh të ngjashëm me mbretërit e Mesjetës – u shfaq për herë të parë kur në vitit 1978, kur presidenti i asaj kohe i Egjiptit, Enver Sedati shkoi në Tel Aviv për të mbështetur dhe përgëzuar pushtuesit sionistë të tokave Palestineze. Këtë tradhëti të tij, Sedati e pagoi tre vite më vonë kur gjatë një cermonie ushtarake më 6 tetor të vitit 1981 mbeti i vrarë nga një atentat. Megjithatë, pas një kohe të shkurtër këto hapa janë ndjekur edhe nga të tjerë, politika e Sedatit për t’ju afruar sionistëve u ndoq në shtator të vitit 1993 nga lideri i Organizatës së Çlirimit të Palestinës, Jaser Arafti dhe më pas më korrik të vitit 1994 edh nga mbreti i Jordanisë, Hysejni.

Anglezët e patën krijuar Mbretërinë e Jordanisë për të bërë kompromis me gjyshin e Mretit Hysejn, Mekke Sherifi Hysejnin që të tërhiqej nga Palestina. Sherif Hysejni ndihej i revoltuar pasi anglezët e tradhëtuan atë nga fjala që i kishin dhënë se nëse do të bëhej pjesë e revoltës kundër osmanëve në atë kohë ata do ta bënin atë mbret të të gjithë arabëve. Më pas, nipi i tij, Mbreti Hysejn – i cili vdiq nga kanseri në vititn 1999 – ishte në listën e atyre që paguhej nga CIA dhe merrte një milion dollarë në vit për shërbimet që ai jepte. Këtë informacion e kemi të siguruar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të viteve 1976-1980, Jimmy Carter. Fakti që këta udhëheqës e kanë shitur veten kaq lirë tek sionistët dhe tek imperialistët flet qartë për qëllimet e tyre përfundimtare.

Pavarësisht se liderët e tjerë arabë janë munduar shumë që ta ruajnë këtë të vërtetë si një sekret të madh nuk ishin më pak tradhëtarë dhe të nënshtruarë. Pavarësisht se anntarët e Beni Sauditit pretendojnë se e pushtuan Harameinin – dy qytetet e shenjta, Mekkën dhe Medinën – për shkak se ata janë udhëheqës të myslimanëve, në fakt ata janë ndër të parët në frontin e kësaj tradhëtie. Megjithatë, tashmë çdo gjë iu ka dalë nga kontrolli dhe tashmë ta nuk mund t’i fshehin më përpara myslimanëve të sinqertë planet e fshehta që kanë bërë dhe lidhjet që kanë me sionistët.

Bashkëngjitur gjithë këtyre, ato e kanë në gjak tradhëtinë. Si përfundim, themeluesi i Mbretërisë Moderne të Arabisë saudite, Abdulaziz ibn Saudit e përdori Ihvani (nuk duhet ngatërruar me Ihvanin Muslimin në Egjipt dhe në vendet e tjera myslimane të Lindjes) për të mundur dhe luftuar rrymat e tjera në Gadishullin Arab si dhe për të luftuar osmanët që në atë kohë ishin udhëheqës të ligjshëm të Arabisë. Nexhdli Ihvan përbëhej nga fiset Utejbe, Mutair dhe Ixhman të cilët ishin aleatë të Beni Sauditëve. Ata kanë qënë të vendosur në Ghot Ghot që gjendet në afërsi të Riadit.

Fiset e prapambetura kanë qënë jashtëzakonisht të pamëshirshme; edhe pas 100 viteve mendësia e tyre nuk ka ndryshuar. Ata i shihnin (dhe akoma vazhdojnë t’i shohin) të gjithëmyslimanët të cilët literalisht e kanë kaluar vijën e vehabizmit si të pafe, pikërisht për këtë arsye, sipas mendësive të tyre të devijuara i shohin këto veprime si të përligjura për t’u ekzekutuar. Në bashkëpunim edhe me Beni Sauditët ata sulmonin dhe plaçkisnin karvanet e nisura për haxh. Madje kanë vrarë edhe myslimanë që gjendeshin brenda nëpër xhami.

Në vitin 1924, pasi morrën në dorë kontrollin e Mekkës, ata shkatërruan vendet historike të rëndësishme dhe dëmtuan shenjtërinë e xhamive të ndryshme. Ndërsa Medina pati një fat akoma edhe më të trishtë. U shkatërrua Xhennetu’l-Baki u ishin të varrosur shumë familjarë të Hz. Muhammedit dhe shumë prej sahabëve të tij. Duke mos u mjafuar me këto veprimve vandale, ata sulmuan dhe përdhunuan shumë gra në Medine – po, është e vërtetë, i përdhunuan. Një barbarizëm të këtillë nuk e kishin bërë as të pafetë që kanë ushtuar më parë Arabinë.

Beni Sauditët, ndërkohë që të gjithë myslimanët e tjerë i konsideronin si të pafe, vetë merrnin në mënyrë të fshehtë para nga britanikët. Procesverbalet e mbajtura në takimet parlamentare britanike e vërtetojnë këtë gjë. Sigurisht Ihvani (fiset e tjera që bashkëvepronin me Beni Sauditët) nuk ishin në dijeni të këtij fakti. Nëse do ta dinin një gjë të këtillë, pa dyshim ata do t’i shpallnin Beni Sauditët si të pafe. Pavarësisht kësaj, në vitet 1928-1929 gjatë disa konflikteve të shumta, Beni Sauditët i dolën kundër këtyre fiiseve duke i sulmuar dhe duke i vrarë ata.

Britanikët i mundësonin Beni Sauditëve aarmë dhe bombardonin me forcat e tyre ajërore fiset bedevi që ndodheshin në mes të shkretëtirës. Pikërisht këta njerëz që kishin ndihmuar në ardhjen në pushtet të Beni Sauditëve po vriteshin dhe po shkatërroheshin (Nipat e Ihvanit ishin ata që ndodheshin në frontet e para në nëntor të vitit 1979 kur u ngritën në një kryengritje të dështuar kundër qeverisjes saudite dhe gjatë së cilës u rrethua Xhuhejman el-Utejbi i Mesxhidit Haram brenda së cilit mbetën të vrarë me qindra njerëz). Pavarësisht se Beni Sauditët me një lehtësi të madhe mund t’i shpallin myslimanët e tjerë të pafe dhe t’i vrasin ata, nuk kanë ngurruar kurrë që të bashkëveprojnë me aleatët e tyre nga Evropa dhe Amerika dhe madje nuk kanë nguruar më parë dhe ende nuk e kanë problem që të dëmtojnë edhe shenjtërine e vendeve të këtilla si Mesxhidi Haram, ku ndodhet edhe Qabja e Shenjtë.

Nga viti 1912 deri në vitin 1943, Beni Sauditët kanë shërbyer si agjendë të anglezëve. Në vitin 1943 u bënë të nënshtruarit e amerikanëve. Kjo marrëdhënie pronar-skllav u thellua edhe më shumë në maj të këtij viti (20-22 maj 2017) gjatë vizitës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Riad i cili u prit me një cermoni tepër të kushtueshme. Momentalisht, Beni Sauditët janë edhe në marrëdhënie të hapura me sionistët ; ndërsa atyre u referohen si “kushurinj nga këndvështrimi fetar”, myslimanët e Iranit i shohin se “armiq”.

Beni Sauditët nuk kanë luftuar kurrë me armiqtë e Islamit dhe të myslimanëve – asnjëherë. Veprimi i parë që kanë ndërmarrë ka qënë sulmimi i osmanëve me ndihmën e britanikëve. Kur kanë bërë këtë gjë kanë marrë edhe ndihmën e fiseve të tjera bedevi. Në momentin që këto fise e zgjatën jetëgjatësinë e tyre më shumë sesa ishin më të nevojshëm, me ndihmën e britanikëve, Beni Sauditët i sulmuan dhe i masakruan këto fise.

Tridhjetë vite më parë (1980), Beni Sauditët mbështesnin financiarisht tiranin irakien Saddan Hysejn në luftën kundër Republikës Islamike Iraniane. Kjo luftë kundër Islamit dhe kundër myslimanëve zgjti për tetë vite dhe solli si pasojë vdekjen dhe plagosjen e miliona myslimanëve. Më pas, duke bashkëpunuar me amerikanët sulmuan Irakun dhe donin ta shkatërronin këtë shtet. Aktualisht i kanë drejtuar armët e tyre dhe terroristët e tyre drejt qeverisë dhe popullit të Sirisë dhe të Jemenit. Pastrimi etnik që po zhvillojnë në Jemen ka sjellë deri më tani vdekjen e më shumë se 13 mijë njerëzve dhe ndërkohë që kanë shkatërruar të gjithë infrastrukturën e vendit, sëmundja e kolerës qëështë rishfaqur si pasojë ka prekur më shumë se 300 mijë jemenas. 17 milionë banorë të Jemenit nga 25 milionë qëështë popullësia totale po përjetojnë probleme serioze të kequshqyerjes.

Krahasoni egërsinë që shfaqin Beni Suditët kundrejt jemenasve me nënshtrimin që ata tregojnë përballë sionistëve. Ministri i Punëve të Jashtme saudit, Adil el-Xhubejr, i cili me shumë mundësi është homoseksual e ka akuzuar Katarin se është mbështetës i Hamasit, i cili lufton kundër Izraelit. Ndërkohë që organizata perëndimore të këtilla si Kombet e Bashkuara i njohin të gjithë popujve nën pushtim të drejtën e rezistencës “duke përdorur të gjithë mënyrat e mundshme”, Beni Sauditët janë shumë më të shqetësuar që të mbrojnë mirëqënien e sionistëve, sesa të palestinezëve të cilët janë po si ata, myslimanë. Beni Sauditët me vetë veprimet e tyre kanë vërtetuar se fjalët e Ben Gurion në lidhje me ata janë plotësisht të vërteta. Njerëzit që kanë dijnitetin dhe respektin më minimal për vetet e tyre do të turpëroheshin nga një zbulim i këtillë, ndërkohë që Beni Sauditët nuk turpërohen aspak. Ata nuk e njohin nderin dhe nuk kanë respekt për vetet e tyre; atyre nuk i interesojnë as titujt që duhet të mbajë një person që i përket një fisi të këtillë. Mendimi i parë më i rëndësishëm për ata është që të vazhdojnë të qëndrojnë në qeveri. Për atë arritur këtë gjë janë të gatshëm të bashkëpunojnë edhe me djallin – madje edhe e kanë bërë një gjë të këtillë!

Një gjë e këtillë përbën një vështirësi të rëndësishme për atë pjesë të popullësisë myslimane që ka mbetur pas shpërbërjeve të panumërta që kanë ndodhur qoftë nga përçarjet nacionaliste, por edhe nga ato të fiseve. Tashmë i gjithë rekordi i tradhëtive që kanë kryer Beni Sauditët është bërë i njohur për të gjithë. A mund t’u jepet leje që të kontrollojnë dy vendet më të shenjta për Islamin, Mekkën dhe Medinën? Në këtë rast ekziston një rrezik i këtillë që imperialistët dhe sionistët të marrin drejtpërsëdrejti kontrollin e këtyre dy qyteteve (ndërkohë që mund të themi se në mënyrë të tërthorë ata tashmë e kanë marrë kontrollin e këtyre vendeve).

Myslimanët e kanë paguar tashmë një çmim të shtrenjtë duke mos nëdërmarrë asnë veprim dhe duke lejuar që Mbreti Hysejn i Jordanisë, i cili njihet të jetë një agjend i CIA-s dhe sionistëve të marrë kontrollin e Mesxhidit Aksa. Në qershor të vitit 1967, kur sionistët sulmuan Jeruzalemin, ushtria e Jordanisë u tërhoq pa luftuar qoftë edhe me një plumb. Kështu, Mesxhidi Aksa mbeti nën kontrollin e sionistëve. Ndërsa tashmë, vetë ekzistenca e kësaj xhamije është në rrezik për shkak të krimeve të luftës që kryejnë sionistët.

Zoti mos e lejoftë, por nëse edhe Mekka dhe Medina merren në kontrollin e drejtpërdrejtë të sionistëve dhe të imperialistëve, nëse myslimanët qajnë apo jo nuk do të përbëjë ndonjë dallim të madh. Çfarë do të bëjnë myslimanët në një rast të këtillë: Do pushtojnë Izraelin, apo Amerikën? Sot është momenti që myslimanët duhet të vihen në lëvizje.

Të gjithë myslimanët, por veçanërisht dijetarët e Islamit të njohur në mbarë botën kanë një përgjegjësi të madhe për të mbrojtur Mekkën dhe Medinën. Kjo detyrë nuk duhet t’u lihet e vetme vetëm popujve të gadishullit arabik dhe nuk do t’u lihet. Po është e vërtetë se Hixhazi ndodhet në gadishullin arabik, sidoqoftë Mekka dhe Medina nuk janë pronë private e një famije të vetme, të prapambetur, të pangopur dhe të pashpirtë, ato janë pasuri e të gjtihë myslimanëve.

Fjalët e Allahut në Librin e Shenjtë janë të qarta dhe të hapura, nuk ka nevojë për paqartësi në këtë çështje:

E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).

A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë. (Surja Tevbe, ajti 18-19; përkthimi i ajeteve është marrë nga interneti dhe nuk i përket përkthyesit)

Për të kuptuar këto detyra hyjnore nuk është e nevojshme që të jemi dijetarë të Kur-anit. Allahu i ka bërë të qarta veçortië e atyre që kanë për detyrë përkujdesjen për xhamitë në përgjithësi dhe Mesxhidin Haram. Beni Sauditët, që i friksohen çdo gjëje përpos Allahut, nuk janë më të detyruar që të plotësojnë këtë urdhëresë të Allahut. Nuk është e drejtë që ata të mbajnë në duar kontrollin e Mekkës dhe Medinës.

Për këtë arsye, hapi i parë për të çliruar Haramejnin është që t’i shpëtojmë ata nga prangat e këtyre të parapambeturve. Beni Sadutët duhet të kthehen në shkretëtirat e Nexhdit nga ku edhe kanë ardhur.devijimet morale që kanë pësuar i bën ata të padenjë për të mbajtur nën kontroll këto vende të shenjta. Vetëm me prezencën e tyre ata i ndosin ambjentet e shenjta të Haramejnit. Myslimanët të cilët nuk i japin rëndësi fjalës së shenjtë do të japin llogari para Allahut në Ditën e Gjykimit. Ata duhet ta mbajnë në mend se do të japin llogari para Allahut.

Beni Sauditët nuk janë të vetëm në një tradhëti të këtillë. Në mesin e bashkëpuntorëve të tyre qëndron edhe një listë e gjatë e faraonëve të Egjiptit. Për momentin Egjiptin është duke e udhëhequr një tiran i etur për gjak i cili është fajtor për vrasjen e afërsisht 2 mijë civilë të pafajshëm, krimi i vetëm i të cilëve ishte të dilnin dhe uleshin nëpër sheshe duke kërkuar pavqësisht respektimin e e të drejtave të tyre demokratike. Gjeneral Abdulfettah el-Sisi është një sionist i regjistruar – daja i tij ka qënë një anëtar i Knesset që vinte nga një familje hebreje nga Maroku!

Nga ana tjetër, edhe Sisi nuk është i vetëm në sjelljet e tij. Edhe ai vetë ndjek hapat e një liste të gjatë të udhëheqësve të frikshëm. Edhe Husnu Mubareku dhe Enver Sedati, që qëndruan në udhëheqje për 30 vite kanë qënë agjendë të sionistëve. Të dy e kanë prejardhjen nga ushtria.

Gjatë grushtit të shtetit të vitit 1952në Egjipt, i cili solli në pushtet Gjeneralin Nexhib dhe Komandantin Xhemal Abdulnasir, Sedati ishte oficer. Pavarësisht se si frikacak që ishte, Sedt nuk kishte marrë pjesë në grushtin e shtetit, madje atë ditë kishte shkuar në kinema – pasi ky grusht shteti nuk pati rezultatin e pritur – ai mori ngritje në detyrë në shkallët e ushtrisë.

Kur në shtator të vitit 1970, Abdulnasiri vdiq nga një atak në zemër, Sedati ishte një ndër ndihmësit e shumtë të presidentit. Në mënyrë graduale ai konsolidoi fuqinë e tij dhe mri në dorë gjithë pushtetin. Në fillimet e tij pretendonte se po ndiqjte hapat e Abdulnasirit – Nasiri si një egjiptian emotiv ishte një demagog dhe pavarësisht një sërë gabimesh të mëdha që kishte bërë – për shkak të retorikës së tij ishte shumë i dashur në mesin e elitave egjiptiane. Krahasur me atë, Sedati ishte thjesht një figurë pa asnjë ngjyresë.

Në vitin 1973, ushtria egjiptiane arriti suksese të mëdha kundrejt ushtrisë izraelite e cila ndodhej në anën tjetër të Kanalit të Suazit. Këto fitore i përkisnin Gjeneralit Sadeddin el-Shazli. Megjithatë, Sedati e hodhi mënjanë suksesin që kishte arritur Shazli duke kaluar në anën tjetër të Kanalit të Suezit dhe kishte marrë guximin të linte ndikin e tij në gadishullin Sina. El-Shazi dëshironte që ta kalonte Sinan dhe të përparonte drejt kufirit të Izraelit. Nuk kishte forca izraelite që ta pengonin atë duke qënë se sionistët ishin shkatërruar në brigjet lindore të Bar Levit përgjatë kanalit të Suezit. Për shkak të presionit që i vinte nga amerikanët, Sedati nuk përparoi dhe kështu humbën një pikë kyçe të historisë së Lindjes së Mesme. Ndërkohë që, ministri i mbrojtjes izraelit i asaj kohe, Moshe Dayan duke parë humbjet e thella që po shënonte ushtria izraelite ai kishte menduar edhe të vetëvritej.

Dayani nuk kishte arritur ende të kuptonte se udhëheqësi i Egjiptit në Kairo ishte një frikacak që kishte hedhur poshtë të gjitha sukseset që kishin shënuar forcat e armatosura. Sedati ishte shumë më i interesuar që të fitonte miratimin e Amerikës. Më së fundi, për një grusht dollarësh amerikanë ai u shit para sionistëve.

Pasi Egjipti iu dorëzua sionistëve ishte vetëm çështje kohe që edhe të tjerët të ndiqnin rrugën e tij. Dhe rezultati i kësaj është i dukshëm për të gjithë ne. Këta udhëheqës të paturpë arabë janë të gatshëm që ta shesin vendin e tyre për ofertën më të ulër të mundshme vetëm që të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet. Zgjedhjet që janë përpara myslimanëve janë mëse të qarta: ose të shpëtojnë veten nga këta udhëheqës, ose të vazhdojnë të shkojnë drejt kësaj humnere.

Burimi : Crescent International / ML

OPINIONE