Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vlerësuar se sulmi amerikan në Siri është mesazh se bota po ecën në rrugën e duhur
Ai ka përshëndetur sulmet ushtarake që nisi Amerika ndaj Sirisë, duke shtuar se sulmi i Amerikës në Siri i kujton vlerat që ka Amerika për njerëzimin.
Veseli i ka thurur lavde edhe Donald Trump’it, duke thënë se vendimi i sotëm është tipike për një lider.
Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, mbështet agresionin e SHBA-së ndaj Sirisë dhe ndaj Presidentit sirian, Bashar Al-Assad.
Hoxhaj përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se aksioni i SHBA-së në Siri ishte i paevitueshëm dhe është në përputhje me përgjegjësinë ndërkombëtare për të mbrojtur civilët kundër barbarizmit të regjimit të Assadit.
“Aksioni i SHBA-së në Siri i pashmangshëm dhe në përputhje me përgjegjësinë ndërkombëtare për të mbrojtur civilët kundër barbarizmit të regjimit të Asadit”, ka shkruar Hoxhaj./ Gazeta Impakt