Udhëtonin me 170 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, Policia heq patenta gjatë natës (VIDEO)

Policia rrugore ka zhvilluar sërish kontrolle me radar gjatë natës në rrugën interurbane Tiranë-Durrës për të parandaluar aksidentet rrugore qe shkaktohen nga drejtuesit e mjeteve që nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit.

Efektivët e policisë kanë ndaluar mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 141 km/h deri në 170 km/h, duke pezulluar kështu tetë Leje Drejtimi.

“Nisur edhe nga aksidentet e ndodhura në ditët e para të vitit të ri, si dhe nga konstatimet e shkeljeve të shumta, të cilat janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës, Policia Rrugore do monitorojë me radarë rrugët e urbane dhe interurbane të Tiranës, me qëllimin e vetëm parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e përdorueseve te rrugës,”-shkruan ndër të tjera policia.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne